Transmetuar më 02-10-2020, 18:17

Gazetarja Iva Tiço ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë.

Kohët e fundit është cilësuar si cënim privatësie të pyesësh një person se kur do të sjellë në jetë një fëmijë.

Por kjo temë u trajtua në “Ftesë në 5”, ku Iva ilustroi edhe një shembull konkret.

Iva tha se në rrjetet sociale i ka mbërritur një mesazh, përmbajtja e së cilës e ka tronditur së tepërmi. Një grua i ka rrëfyer gazetares se ka tentuar të sjellë në jetë një fëmijë por deri më tani pa rezultat.

Ndërkohë e vjehrra ka shkuar deri aty sa i ka thënë që nëse nuk i bën fëmijë djalit, do të ishte më mirë të divorcoheshit..

“Mendo që të kesh pas çdo muaji 20.000 njerëz që të thonë hë mo çfarë u bë, kjo për mua është një stres i dyfishtë. Unë pasi i publikova këto mesazhe mora tre komente ndjekësish dhe kam kuptuar një botë, disa rrëfime që më kanë lënë pa fjalë’.

“Një zonjë që më ka treguar stresin që i shkaktonin familjarët se përse ajo kishte disa vite pa fëmijë. Në muajt e fundit vjehrra i kishte thënë, që nëse nuk e bën djalin me fëmijë, leje dhe ai të gjejë një tjetër”, tha Iva në studion e emicionit të pasdities, në TCH.

/NOA.al