Transmetuar më 03-10-2020, 14:44

Një grua duhet të paguajë 150 mijë euro gjobë për ish-burrin, pasi u shpall fajtore se i mbajti të fshehtë për 20 viteve se dy fëmijët nuk ishin të tijët.

Zbulimi u bë gjatë procesit të divorcit, ku një sipërmarrës italian nga Umbria u shokua kur zbuloi se ata që kishte rritur si fëmijët e tij për vite me radhë, nuk ishin gjaku i tij.

“Gjykata civile e Perugia e klasifikoi si dëm familjar, për shkak të sjelljes së gruas, e cila e kishte mashtruar duke i thënë se ishin fëmijët e tij”, deklaroi për mediat italiane, avokati i burrit Marcello Pecorari.

Çifti ishte divrcuar pas viteve 2000 dhe gjatë procedurës, babait i ishte caktuar çeku për detyrimin ushqimor të fëmijëve, të cilët aktualisht janë në moshë madhore.

Ndër të tjera gjatë procesit u përfshi edhe testi i ADN-së për atësinë, i kërkuar në vitin 2018.

Aty u zbulua e vërteta e rëndë, duke nisur një proces civil, ku gruaja duhet të dëmshpërblejë burrin me 150 mijë euro, para të cilat i kishte paguar për rritjen e fëmijëve. /a.y/noa.al