Transmetuar më 03-10-2020, 14:59

Kryeministri Edi Rama reagon ndaj deklaratës së një ministri serb, i cili akuzon se kreu i qeverisë shqiptare po krijon “Shqipërinë e Madhe”, pas mbledhjes së përbashkët të një dite më parë me qeverinë e Kosovës

Me anë të një mesazhi në Twitter ai i drejtohet Presidentit serb Aleksandër Vuçic, ku e pyet nëse është deklaratë e vërtetë apo meme, ose në të kundërt i kërkon që ta dënojë.

“Aleksandër Vuçiç, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim”, shkruan Rama.

Ky reagim vjen pasi ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë Shqipërinë e Madhe dhe se një projekt i tillë është katastrofë dhe shkatërrim për paqen. /a.y/noa.al