Transmetuar më 03-10-2020, 23:16

Disa pamje të neveritshme na vijnë nga një restorant në Britaninë e Madhe.

Një menaxher restoranti ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë të dy të rinjve që hedhin qime mbi ushqimin e tyre, në mënyrë që të refuzojnë pagesën prej 70 paund.

Kamerat kapën momentin e turpshëm, kur një nga të rinjtë fut dorën brenda pantallonave të tij të shkurtra, duke nxjerrë qime e duke i hedhur më pas në pjatën e porositur.

Menaxheri tha: ‘Kur erdhi puna për të paguar, ata thanë se kishte qime në ushqim”.

I hutuar nga prania e fijeve në pjatë, ai kontrolloi kamerat e restorantit ku vuri re sabotimin e qëllimshëm të ushqimit.

Një debat 10 minutësh përfundoi në ngërç, ku asnjëra palë nuk lëshonte pe ndërsa përfundimisht paguan vetëm 20 paund dhe u larguan.