Transmetuar më 04-10-2020, 17:23

Raftet e një supermarket në Brazil kanë rënë mbi njëri-tjetrin, duke shkaktuar vdekjen e një punonjëseje dhe plagosjen e tetë të tjerëve.

Viktima është identifikuar si 21-vjeçarja Elane de Olivera Rodrigues.

Ata ishin klientë në momentin e aksidentit.

Punonjësit e tjerë ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisin një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara.

Operacioni zgjati 11 orë dhe veç adoleshentes së pafat, fatmirësisht nuk u gjetën të tjerë viktima.

Dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallrat, me defekt, mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

Po hetohet për shkakun e këtij aksidenti.

/NOA.al