Transmetuar më 04-10-2020, 20:28

Me pije të shërbyera në gota në formën e gjirit dhe hapëse birrash prej druri në formën e penisit, babai, vajza dhe stafi i drejtuar prej tyre, e kanë shndërruar “Pekin S & M” në një nga restorantet më interesante, duke krijuar një përzierje të ushqimit me seksin.

Pronarja 27-vjeçare e divorcuar, Lu Lu, thotë se biznesi ka ecur mirë që kur u hap rreth një vit më parë.

Gruaja menaxhon stafin, ndërsa babai i saj drejton kuzhinën, megjithëse në fillim kishte rezerva.

Restoranti është i destinuar për shtresën e re intelektuale të Pekinit, të cilët janë gjithnjë të gatshëm për të eksploruar seksin.

Qeveria ka dorë të shtrënguar për çështje të tilla të ndjeshme. Vitin e kaluar policia urdhëroi mbylljen për një periudhë dyjavore të një bari në Pekin ku klientët lejoheshin të preknin gjoksin e një gruaje megjithëse me rroba veshur.

Por restoranti i Lu nuk konsiderohet vulgar dhe as pornografik. E megjithatë konsiderohet erotik. Seksi duket si tabu e shpërfillur dhe lirshmëria dominon.