Ishte i shëndetshëm, djali shtatëvjeçar vdes papritur në shkollë (FOTO)
Transmetuar më 06-10-2020, 18:01

Një djalë shtatë vjeçar ka vdekur papritur në shkollë pasi pësoi një sëmundje të papritur.

Patryk Milner, nga Sandbach, Cheshire, vdiq të enjten e kaluar pasi u sëmur në shkollë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Leighton të Crewe, përpara se të transferohej në Spitalin e Fëmijëve “Alder Hey”, në Liverpool, ku ai ndërroi jetë.

Ai ishte pjesë e ekipeve sportive. Edhe prindërit e tij, Andy dhe Aggie ishin të dy figura të njohura në klubin e regbit.

Babai i tij, Andy, tha: Ai ishte një djalë sportiv, i bukur dhe i shëndetshëm që e donte regbinë, në “Sandbach RUFC”, si dhe merrej me karate, not, çiklizëm golf, rrokullisje – gjithçka. Ai ishte gati të fillonte futbollin në Sandbach United”.

“I pëlqente të luante me qen, i adhuronte dhe donte të bëhej veteriner”.

“Faleminderit të gjithëve për lulet, mesazhet, fjalët e mira dhe komentet në mediat sociale” – tha i ati.

Një deklaratë nga shkolla e tij, Offley Primary Academy, shkroi: Komuniteti i shkollës është tronditur nga vdekja e Patryk, ajo na ka  prekur thellë të gjithëve”.

“Rrethanat janë tragjike, ai erdhi në shkollë të Mërkurën, ishte i shëndetshëm, por nuk u kthye në shtëpi”.

"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur familjen dhe miqtë e Patryk dhe komunitetin tonë gjatë kësaj periudhe të tmerrshme.”

/NOA.al