Transmetuar më 08-10-2020, 14:40

E konfirmon studimi: nuk është e vërtetë që burrat i ekzagjerojnë simptomat, ata janë vërtetë të sëmurë. Kur jemi të sëmurë, midis simptomave të ndryshme dhe orëve të mërzitshme të mbërthyer në shtrat duke bombarduar veten me ilaçe, ndihemi vërtet në siklet dhe të pafuqishëm. Por burrat, në veçanti, me kalimin e kohës kanë fituar një reputacion për tejkalimin e niveleve të ankesave kur janë të sëmurë, veçanërisht kur kanë grip.

Një studim konfirmoi se gjinia mashkullore nuk e ekzagjeron kur thotë se është e sëmurë, por vuan vërtet më shumë se gratë. Ndaj ndaloni së talluri me ta: pasi meshkujt vuajnë më shumë.

Fjalorët e Oksfordit dhe Kembrixhit përcaktojnë termin “grip” si një sëmundje e ngjashme me të ftohurën. Nuk është e rëndë, por mund të jetë më e fortë nëse personi që vuan është burrë.

Një mjek kanadez me emrin Kyle Sue, profesor i mjekësisë në Universitetin Memorial në Terranova të Kanadasë, ishte lodhur teksa tallej nga gruaja e tij sa herë që qëndronte në shtrat për shkak të gripit, ndaj vendosi të bënte disa hulumtime për të treguar se gjinia mashkullore vuan efektet e etheve dhe të ftohtit ndryshe nga gratë. Rezultatet e studimit bënë bujë dhe u botuan në revistën shkencore “British Medical Journal”.

Për të kryer këtë studim, ekspertët përdorën minj. Në këtë studim, u analizuan sistemet imune të brejtësve, duke marrë parasysh gjininë, moshën dhe reagimet e tyre kundër gripit. Shkencëtarët arritën në përfundimin se minjtë femra kanë sistem më të fortë imunitar sesa minjtë meshkuj për shkak të hormonit femëror të quajtur estradiol.

Ekziston një dallim midis burrave dhe grave kur bëhet fjalë për sistemin e tyre imunitar. Ky hulumtim zbulon se burrat kanë probleme shumë më të rënda kur vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes, shkruan noa.al.

Fakti është që testosteroni i mashkullit ka një efekt imunosupresit. Roli i hormoneve në sistemin tonë imunitar ishte fokusi kryesor i këtij studimi. Tek gratë, estradioli vepron si një agjent imunoprotektiv, për këtë arsye ato janë më pak të prirura për t’u prekur nga gripi ose për t’u ftohur. Ndërkohë, testosteroni tek meshkujt vepron si një imunosupresant. Për këtë arsye, burrat janë më të rrezikuar të preken nga gripi dhe të vuajnë nga ai në një nivel më të madh se gratë.

Dr Sue shkroi të zezë mbi të bardhë se burrat nuk e teprojnë kur sëmuren: “Studimet tregojnë se burrat kanë një reagim më të dobët imune ndaj infeksioneve të traktit respirator dhe etheve. Simptomat e tyre janë vërtet më të rënda dhe rrezikojnë të përfundojnë në spital ose të vdesin më lehtë”.

Me pak fjalë, faji i atribuohet testosteronit. Sipas studimit mjekësor kanadez, ky hormon ul reagimin e sistemit imunitar ndaj gripit, në kundërshtim me atë që bëjnë hormonet femërore. /a.y/noa.al