Transmetuar më 09-10-2020, 08:11

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias pritet të vizitojë sot (e premte) Kosovën. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për mediat nga ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla pret në vizitë zyrtare homologun e saj grek, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sh. T. Nikos Dendias.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, me homologun e saj grek Dendias do te diskutojë për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Greqisë” bëhet e ditur në njoftim të shpërndarë të enjten.

Kjo vizitë e ministrit grek është e një rëndësie së veçantë, duke qenë se Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë është shtet që ka treguar konstruktivitet të lartë politik e praktik në mbështetje të Kosovës në rrugën Euro-Atlantik, shkruan MPJ të Kosovës.