Transmetuar më 09-10-2020, 10:10

Një skelet tiranozauri Rex, i fosilizuar, u shit në ankand për 31.85 milionë dollarë, duke e bërë dinozaurin më të shtrenjtë të shitur në histori.

Skeleti me emrin “Stan”, u gjet në Dakotën e Jugut në vitin 1987, pesë herë më shumë nga sa mendohet.

Bëhet fjalë për një prej skeleteve T. Rex më të plotë të gjendur ndonjëherë dhe një nga 50 grupet e fosileve T. Rex që ka njohur njerëzimi.

Skeleti u shit në shtëpinë e ankandeve Christie’s, në Londër, nga një telefonues anonim më 6 tetor. /a.y/noa.al