Transmetuar më 09-10-2020, 17:28

Në Shtetet e Bashkuara do të kenë syze edhe qentë që përdoren nga ushtria.

Mësohet se këto syze janë prodhuar enkas për të dhënë komanda nga distance të caktuara.

Qentë ushtarakë mund të kërkojnë përpara për eksplozivë dhe rreziqe të tjera, por kanë nevojë për udhëzime.

Tani ushtarët zakonisht drejtojnë qentë e tyre me sinjale dore ose me tregues lazer, mirëpo të dyja këto taktika kërkojnë që ushtari dhe qeni të jenë afër.

“AR do të përdoret për t’u siguruar qenve komanda dhe shenja, nuk është për qenin që të bashkëveprojë me të si një njeri”, tha Dr Stephen Lee, një shkencëtar i vjetër në Laboratorin e Kërkimit të Ushtrisë. /k.k/noa.al/