Aksident tragjik në Kosovë, vdes fëmija
Transmetuar më 10-10-2020, 21:13

Një aksident I rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Prizren.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur një i mitur 5–vjeçar, I cili dyshohet se është përplasur nga një makinë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga zyra për media e Policisë së Prizrenit.

Ata kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit, shoferi i automjetit është arrestuar.

Njoftimi nga policia

“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”,  kanë thënë nga Policia në Prizren./noa.al/