Transmetuar më 11-10-2020, 00:00

Laura Salvo bashkë-pilotja spanjolle e garave “Rally” ka vdekur në një aksident të rëndë në fazat e para të garës Rally Vidreiro në Portugali, në moshën 21 vjeçare. Makina e garave që po drejtohej nga Miguel Socias doli nga rruga me shpejtësi në terrenin e thyer dhe u përplas me një mjet tjetër.

Grupet mjekësore shkuan në vend brenda dy minutave pas aksidentit të tmerrshëm por pilotja e talentuar kishte vdekur në vend.

Salva konkurronte bashkë me Socias në kampionatin Suzuki Swift Cup.

Ajo kishte nisur sezonin 2020 me një fitore impresionuese në garën e Rally del Bierzo.

Motra e saj Maria Salvo, është gjithashtu pilote profesioniste rally.

Homazhe të shumta bëheshin në rrjetet sociale për vdekjen e saj.

Skuadra Peugeot Sport shkruante:

“Peugeot Sport shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e miqtë e bashkë-pilotes Laura Salva, e cila vdiq mëngjesin e sotëm në garën e Rally Vidreio Centro në Portugali.”