Transmetuar më 11-10-2020, 12:19

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për hapat e parë të karrierës.

Ndër të tjera ai i tregua i sinqertë lidhur me karrierën politike, kur tha se para se të bëhej numri dy i qeverisë, kishte punuar roje.

Tahiri tha se në moshën e 22-vjeçare ka punuar roje në OSBE, e tashmë është njeriu i dytë në shtet.

“Si 22-vjeçar kam punuar roje në OSBE. Por, sot jam njeriu i dytë në shtet. Kam luftuar shumë, kam humbur shumë zgjedhje. Po kurrë nuk më ka humbur ambicia”, tha Tahiri i ftuar në ‘Oksigjen’.

Tahiri u bë zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti pasi pjesë e qeverisë u bë partia ku ai bën pjesë, AAK.

/NOA.al