Transmetuar më 11-10-2020, 21:37

Momenti i një vjedhjeje në një supermarket, është bërë viral në rrjetet sociale.

Pamjet janë kapur nga kamerat e një supermarketi në Krasnodar, Rusi, ku një femër shfaqet duke vjedhur.

E veshur me një fustan të ngushtë ajo fsheh poshtë kanaçe, ushqime dhe produkte të tjera ushqimore.

Policia është vënë në ndjekje të saj teksa pronarët e marketit janë shprehur:

“Ne duhej ta njoftonim këtë sjellje të turpshme publikisht. Nuk ka fjalë për ta përshkruar atë që pamë.”

Më poshtë pamjet: