Të rinjtë në Britaninë e Madhe, “shthuren” në fundjavë
Transmetuar më 11-10-2020, 23:33

Kryeministri britanik Boris Johnson ka në plan për të futur vendin në masa të reja të ashpra, për të frenuar kështu pandeminë e koronaviusit. Miliona njerëz në Midlands dhe veri të Britanisë po përballen me ndalime të udhëtimeve dhe mbylljen e pub-eve.

Njerëzit mund të përballen me gjobë nëse udhëtojnë midis zonave me rrezik të lartë dhe më të ulët, ose shkelin urdhrat për vetizolim.

Mediat britanike shkruajnë se vendosja e “vigjilentëve covid” është një program kombëtar që ka dështuar.

Kjo për faktin se të rinjtë sërish mbushën lokalet dhe rrugët e Britanisë, për të festuar si çdo fundjavë.

Të rinjtë u fotografuan duke bërë xhiron e fundit nëpër rrugë, para se kryeministri vendas të prezantojë sistemin e bllokimit, ku do të mbyllen pikat më të nxehta të virusit.