Transmetuar më 12-10-2020, 16:24

Në Kosovë u konfirmuan të hënën 68 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 702 mostrave.

Instituti po ashtu tha se në 24-orëshin 00-24 të së dielës, 33 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 16,247.

Prej tyre, 648 pacientë kanë vdekur dhe 14,368 janë shëruar.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Aktualisht, raste aktive janë 1,231.

Prej shumë ditësh, Kosova ka të paktën tre deri shtatë herë më pak të infektuar nga koronavirusi në 24 orë. Edhe numri i viktimave është ndjeshëm më i ulët se në Shqipëri.