Aksident rrugor në Kosovë, përfshihen 3 automjete. Ka të plagosur
Transmetuar më 12-10-2020, 21:33

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete (Golf 3, Golf 2 dhe Opel Astra).

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoambulanca dhe më vonë edhe Policia.

Mësohet se gjatë aksidentit ka pasur të lënduar të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Njësitet policore po merren shkaqet e aksidentit.