Transmetuar më 13-10-2020, 11:08

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri thirrje që të vendosen maskën në çdo ambient, dy ditë para se të bëhet e detyrueshme për të gjithë.

“Vendoseni maskën në mënyrë të tillë që të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën, parandaloni përhapjen e COVID-19’, – shkroi ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Maska nga e enjtja do të jetë e detyrueshme me ligj, edhe në rrugë apo ambjente të tjera të jashtme.

Kush kapet pa maskë, do të gjobitet nga policia e Shtetit. Gjoba do të shtohet në faturën e dritave.

Sipas Manastirliut, nëse maska vendoset siç duhet, “ajo krijon barrierë që pengon spërklat e pështymës të futen në hundë e gojë. Këto spërkla janë përgjegjëse, për përhapjen e infeksionit”.

Instituti i Shëndetit Publik thotë që rreziku i ulët nga virusi të mos bëhet i madd, edhe nëse jeni më pak se 60-vjeç, e nuk keni sëmundje të tjera, mund të sëmureni me Covid-19.

/NOA.al