Dy mësuese preken nga koronavirsusi, karantinohen edhe nxënësit në shkollën e Belshit
Transmetuar më 13-10-2020, 18:45

Koronavirusi ka depërtuar edhe në institucionet arsimore të vendit.

Së fundmi, dy mësuese në një shkollë në Kajan të Belshit kanë rezultuar të prekura me Covid-19.

Pas konfirmimit, 10 nxënës të shkollës “Jashar Dunga” janë karantinuar.

Edhe pse kishin bërë tamponin, mësueset kishin frekuentuar rregullisht orët e mësimit.

Ditën e sotme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, u regjistruan 182 raste të reja me Covid-19 dhe 5 viktima.

Aktualisht në qarkun e Elbasanit numërohet 238 raste aktive me koronavirus. /k.k/noa.al/