Transmetuar më 13-10-2020, 20:25

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit të Kosovës, banorë në Gjermani, kanë humbur jetën mëngjesin e ditës së sotme pasi janë goditur nga treni.

Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13 vjeç ndërsa tjetri 17.

Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave.

Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

"Drejtuesi i trenit tentoi frenim emergjence, por ishte tepër vonë", tha zëdhënësi i policisë.

Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, ishin dësmitarë të aksidentit fatal.

Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”.