Transmetuar më 14-10-2020, 09:20

Dy vëllezër shqiptarë nuk i ndaheshin simboleve kombëtare shqiptare, dhe si shumë e shumë shqiptarë të tjerë, që edhe pse në një vend të tjetër, edukoheshin me dashurinë për kombin dhe atdheun.

Por jeta dhe ëndrrat e tyre do të ndërpriteshin tragjikisht, pas një aksidenti që ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani dhe kudo.

Dy adoleshëntët shqiptarë, Hasan Arifaj, 17 vjeç, dhe Blerian Arifaj, 13 vjeç, humbjen jetën tragjikisht ditën djeshme në Gjermani.

Tragjedia e rëndë ndodhi dje  në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë.

Dy vëllezërit u goditën nga një tren, që po kalonte në qytetin ku ata jetonin.

Mrekullisht aksidentit i shpëtoj vëllai i tretë i tyre.

Sipas mediave gjermane i shpëtuari ishte duke shkuar në shkollë me vëllezërit e tij, por ishte me fat, sepse ishte i fundit që po ecte pak më ngadalë se dy të tjerët, kur kaloi treni që i mori para.

I mbijetuari ndodhet në spital për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

E gjithë skena u pa nga nëna e fëmijëve, e cila po i shoqëronte fëmijët në shkollë.

Familja në fjalë ishte nga Deçani dhe jetonte prej disa vitesh në Gjermani.

Një tragjedi që ka sjellë një valë reagimesh, për kushtet e sigurisë.

/NOA.al