Transmetuar më 14-10-2020, 12:21

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rregullat e përdorimit të maskës.

Albana Fico, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, foli mbi masat që duke filluar nga nesër do të jenë të detyrueshme për të gjithë.

“Nga nesër maska është e detyrueshme edhe në rrugë dhe në ambjente të jashtme”, tha Fico.

Ajo nuk detyohet, kur je me familjarë, apo kur lëviz me motor, biçikletë, si dhe kur hyn në bar ose restorant.

Tre mijë lekë është gjoba për mosmbajtjen e maskës, 5 mijë në rast përsëritjeje.

Gjithashtu u bënë edhe disa përjashtime, kur nuk duhet mbajtur maska.

Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë.

Sa herë dilni nga shtëpia;

Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;

Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.

Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar

Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

Edhe gjatë ecjes në rrugë

Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh

Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj

Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë

Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante

Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes

Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19

Në të gjitha institucionet fetare.

Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.

Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

 Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj.

Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.

Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.

Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare

Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).

Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli

Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5 m.

Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtjesë (maskës).

Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.

Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.

Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të

Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico në fund të deklaratës së saj ka rikujtuar qytetarët se mbajtja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe mos zbatimi i kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur./NOA.al

/NOA.al