Transmetuar më 14-10-2020, 17:25

Nuk ka prodhuar asnjë rezultat takimi i naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit dhe Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar.

Takimi u zhvillua ditën e sotme, në përfundim të të cilit asnjë kërkesë e naftëtarë nuk është marrë në konsideratë.

Po sot, naftëtarët hynë me forcë në ambientet e rafinerisë.

Ata thanë se ky veprim ishte në shenjë simbolike për të treguar se brenda rafinerisë nuk ka asnjë punonjës.

Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj, ka paralajmëruar se greva e urisë do të vazhdojë.

Një ditë më parë, për këtë çështje reagoi edhe Krysministri Rama që tha se ende nuk ka një zgjidhje konkrete. /k.k/noa.al/