Transmetuar më 15-10-2020, 10:15

Rëndohet gjendja e naftëtarëve, sot në ditën e 18-të të grevës së urisë.

Edhe pse prej ditësh ata kishin refuzuar ndihmën mjekësore, situata e krijuar ka bërë që në ambientet e grevës të mbërrijnë mjekë të spitalit të Ballshit.

Raportohet se gjendja e 10 grevistëve, kryesisht në moshë më të thyer paraqitet e rënduar.

Naftëtarët zhvilluan një mbledhje paradite me kreun e sindikatës Sokol Dautaj ku vendosën sot se çfarë do të bëjnë më tej. Dhjetë grevistë që kanë shfaqur probleme shëndeti do të zëvendësohet.

“Kërkojmë zgjidhje, që të fillojmë sërish punën. Mos luani pa fund me ne. Greva do të vazhdojë deri në një përgjigje pozitive”, tha Dautaj.

Edhe gratë kanë shprehur mbështetjen e tyre, për t’u futur në grevën e urisë.

Sipas tyre, nuk është më qëllim futja në rafineri.

Protesta mund do të përshkallëzohet, ku disa nga mundësitë që janë menduar, që nga bllokimi i autostradës Fier-Vlorë deri tek bllokimi i institucioneve të bashkisë së Ballshit.

Një ditë më parë naftëtarët zhvilluan një takim me përfaqësues të firmës që kishte në pronësi ARMO por asnjë nga kërkesat e tyre nuk u mor në konsideratë.

Ata kërkuan kontrata ligjore dhe marrjen e 26 pagave të prapambetura, por kërkesat nuk u pranuan dhe ata vendosën të vijojnë protestën duke e përshkallëzuar më tej.

/NOA.al