Transmetuar më 16-10-2020, 09:02

Simpatizantë dhe ithtarë të ish-diktatorit, Enver Hoxha, kanë kujtuar si çdo vit figurën e udhëheqësit më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë, që për ta është edhe më i suksesshmi.

Ata kanë shpërndarë në rrjete sociale, materiale që lartësojnë figurën e diktatorit komunist dhe bëjnë thirrje “çohu Enver nga varri se na mori malli”.

Sot në përkujtim të ditëlindjes së 112 të Enver Hoxhësz duhet theksuar se ka edhe në Kosovë dhe krahinat e tjera shqipfolëse nga ata që vlerësojnë figurën e Hoxhës, i cili qeverisi Shqipërinë me “dorë të hekurt” nga viti 1944, kur përfundoi Lufta e II Botërore, deri më 11 prill 1985, kur u nda nga jeta.

Ndonëse nën drejtimin e Enver Hoxhës, nga lufta e ashpër e klasave, humbën jetën, u zhdukën dhe u internuan me mijëra njerëz, megjithatë ithtarët e diktatorit flasin për anë të tjera të mira, si zhvillimi i arsimit, shëndetësia, ndërtimi i infrastrukturës si hekurudhat, hidocentralet, uzina e fabrika, i qyteteve, rendi dhe goditja pa kompromis e krimit dhe e korrupsionit, etj.

Një ndër ta është edhe një artikull i Mehmet Musa, i cili ka lartësuar figurën e Hoxhës, si më poshtë:

Mehmet Musa: Enver Hoxha diell epoke! (16.10.1908— nuk vdes kurrë!

Sot, më 16 tetor, në këtë ditë të bukur vjeshte, u mbushën plot 112 vjet që kur në  trevën e Ilirisë, në Gjirokastrën heroike, lindi burri më i madh që ka nxjerrë trualli shqiptar deri më sot, lindi ora e katër vilajeteve shqiptare, lindi Enver Hoxha, i cili gjatë gjithë jetës, mundin, mendjen e forcën e tij e shkriu në shërbim të popullit e Atdheut.

Ai, ju bëri ballë me trimëri e krenari gjithë provokimeve e ndërhyrjeve nga toka, deti e ajri për 45 vjet me radhë dy superfuqive më të mëdha botërore, (Paktit të NATO-s e Traktatit të Varshavës) si dhe akteve armiqësore të UDB-ës jugosllave dhe shërbimeve agjenturore greke e Italiane. Për 45 vjet me radhë ai doli fitimtar e me ballin lartë, shqiptarisht, ndaj këtyre superfuqive që e trazuan rruzullin tokësor, duke ndezur kudo luftëra të armatosura sa herë që u a donte interesi i tyre. Në këtë këndvështrim, nuk do të lindë më, një tjetër burrë shteti, një prijës ushtarak e burrë shqiptarie si Enver Hoxha, për ti detyruar armiqtë e egër e më të egër, të poshtër e më të poshtër, njërin pas tjetrit, që t’a fusin bishtin nën shalë dhe të ikin me turp andej nga kishin ardhur.

Nuk do të flas për trimërinë, luftën heroike e të armatosur dhe fitoren legjendare të popullit shqiptar dhe të UNÇ të tij  të udhëhequr me një trimëri, mençuri e largpamësi të rrallë nga Komandanti legjendar, Enver Hoxha, më 29 nëntor 1944 çliruan Shqipërinë dhe i sollën lirinë, duke përzënë nga Shqipëria okupatorin nazifashist dhe tradhtarët e vendit, pa ndihmën e askujt. Kjo fitore e lavdishme tani dihet botërisht nga populli shqiptar, por edhe nga armiqtë e Shqipërisë dhe veglat e tyre qorre. Çlirimi i Atdheut nga nazifashizmi dhe tradhtarët e vendit, rindërtimi dhe ndërtimi i tij, forcimi, mbrojtja, respektimi i tij, emancipimi i shoqërisë duke ngritur në nivel sa më të lartë nivelin arsimor, kulturor e shkencor ishin flamuri nën të cilin u rreshtuan pjesa dërrmuese  e shqiptarëve nën udhëheqjen e të ndriturit Enver Hoxha.

Ky program madhështor filloi dhe u realizua me zhdukjen e analfabetizmit, me krijimin e një armate të tërë intelektualësh me arsim të lartë ,që arritën  deri në 100.000 vetë, me investimet e papara ndonjë here, me krijimin, forcimin dhe modernizimin e ushtrisë dhe forcave të armatosura shqiptare, deri në atë nivel sa, të jenë të afta të përballen me kërkesat e kohës dhe sfidat nga armiqtë e çfarëdo ngjyre qofshin, të lindjes apo perëndimit. Nuk mund të mos kujtojmë nderimin dhe lartësimin që iu bë bijve të popullit që derdhen në altarin e lirisë së Atdheut, gjakun e tyre.

Ndihma dhe përkrahja e vëllezërve të një gjaku që fuqitë e mëdha, padrejtësisht i copëtuan nga trungu i Shqipërisë dhe ia aneksuan ish Jugosllavisë, ndihma e pakursyer për  vëllezërit e mbetur nën Jugosllavi, si në arsim shkencë e kulturë e deri të përkrahja pa rezerve e grupeve ilegale revolucionare që vepronin për të jetësuar vendimet historike të Konferencës së Bujanit, në këtë kontekst, ndihma për të gjitha grupet pa përjashtim, pavarësisht nga orientimi i tyre ideologjik por që luftonin për një Shqipëri natyrale, te të gjithë shqiptareve, janë  një faqe tjetër e ndritur në jetën dhe veprën e Enver Hoxhës që e kemi për  detyrë t’a kujtojmë e përkujtojmë.

Po kështu është edhe kthimi nga dheu i huaj i eshtrave të  patriotëve dhe varrosja në Atdhe e atyre që u dogjën dhe vdiqën me mall e me sytë kthyer nga Atdheu.

Armiqtë tanë shekullorë, përkatësinë  e ndryshme fetare të shqiptarëve, vëllavrasjen dhe gjakmarrjen, të trashëguara nga errësira e shekujve, dallimet jugë -veri etj u përpoqën t’i shfrytëzojnë  për  të mbajtur shqiptarët të përçarë me qëllim që të përjetësonin sundimin e tyre. Lufta kundër këtyre të këqijave të trashëguara dhe eliminimi pothuajse total i tyre ka qenë një gur diamanti në kurorën e arritjeve të mëdha nën udhëheqjen e Enver Hoxhës.

Në Shqipëri nuk ishte me problem peshkataria fetare. Të gjithë, të çdo besimi të ishin, e ndienin vetën shqiptare, në radhë të parë. Këto arritje madhështore por edhe shumë e shumë  të tjera janë të njohura botërisht, si nga miqtë ashtu dhe nga armiqtë tanë.

Pakti i NATOS dhe Traktati i VARSHAVËS, herë në rivalitet e herë në ujdi me njeri-tjetrin, kurrë nuk pushuan duke ndërhyrë, duke sulmuar dhe duke bërë përpjekje nga toka, ajri e deti për ta përmbysur pushtetin popullor të Enver Hoxhës si, dhe për ti eliminuar fizikisht udhëheqësit kryesor të Shtetit tonë.

Në librin e Veli Llakaj „Tetë vjet në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë" në faqen 325 lexojmë: “Agjenti i Shërbimit Inteligjent Amerikan, Majkëll Burk, dëshmoi se në vitin 1951, nga eprorët e tij u hartua komploti i koduar „SORBONE“ CIA, një plan për eliminimin e Mehmet Shehut.

Amerikanëve, vrasja e Mehmet Shehut do t’u lehtësonte operacionet për përmbysjen e regjimit të Enver Hoxhës dhe eliminimin fizik të tij.

Maikëll Burk ishte agjent i CIA-s që publikon këtë fakt në ditarin e tij. Burk ishte futur në CIA në vitin 1951 dhe është i pari  nga ish-agjentët sekret që dha fakte rreth këtij plani.Në fletët e ditarit ai shkruan ,se këtë plan Burk e kishte diskutuar me një emigrant shqiptar përfaqësues të zogistëve me pseudonimin Xhorxh.

Po ashtu CIA konsideronte dhe vlerësonte se Sigurimi Shqiptar ishte pengesë serioze për veprimtarinë e agjentëve anglo-amerikanë në Shqipëri.

Gjatë Luftës së  Ftohtë Burk kryesoi pjesën amerikane të një projekti të përbashkët amerikano-britanik,që kishte për qëllim përmbysjen e sistemit të Enver Hoxhës dhe likuidimin e tij. Projekti u quajt me emrin kodik “FIEND“.

Ne ditarin e tij, Burk, ka bërë përshkrime të sakta për mënyrën e stërvitjes dhe armatosjën e agjentëve, të  cilët u hodhën me parashutë në Shqipëri duke filluar nga nëntori i vitit 1950.

Sipas Burk i gjithë projekti “FIEND“ do të ndihmohej edhe nga shërbimet sekrete të Greqisë UDB-a e Jugosllavisë dhe nga Marina italiane.

Këto  provokime dhe ndërhyrjet në punët e brendëshme të një shteti të lirë e sovran siq ishte Shqipëria, ishin në kundërshtim me të gjitha kartat (nderkombetare), por a pyesnin amerikanet,anglezet e sovjetikët për shkeljen nga ana e tyre të normave nderkombëtare?

Planet e tyre ata i konsideronin të perkryer,por ata harronin  se në ballë të frontit  e në krye të vendit ishte Dielli i shqiptarisë ,Enver Hoxha ,në unitet me tëre popullun si mishi me thoin dhe,këto banda, ende pa e parë diellin e Shqipërisë me sy u eliminuan dhe morën denimin e merituar.

Raste të tille ka sa të duash për  45 vite me radhë,por do permend edhe një.

Ushtaraku slloven Janez Jansha, ne vitin 1989 dekonspiroi  planin sekret të nderhyrjës ushtarake të Jugosllavisë në Shqipëri për te realizuar ëndërren e moçme që Shqipëria të bëhej republikë e shtatë e Jugosllavisë dhe per këte u denua me 15 vjet burg .

Plan i nderhyrjes ushtarake duhej të zhvillohej në katër faza.Faza e parë parashikonte që të armatoseshin,2000 njerz serb me plisa të bardhë, në kufirin Kosovë-Shqipëri.Ky moment do të regjistrohej dhe do të dërgohej në OKB-ku do të deklarohej se Shqipëria kishte ndërhrë ushtarakisht në Jugosllavi.Nen këte pretekst do të invadohej Shqiperia dhe do  të merrej Radiotelevizioni i Tiranës nga i cili do i drejtohej popullit shqiptar thirrja:“Popull shqiptar!Endërra e juaj për të qenë republikë e shtatë e Jugosllavisë u realizua“ dhe regjimi i diktatorit Enver Hoxha u rrëxua për toke.

Për këto fakte, mendoj se rapsodi popullor që këndoi vargjet: “plot pesë shekuj nëna priti, Skenderbeut një vëlla ia rriti“ ka domëthënje të vërtetë të madhe.

Të përballosh, dhe çdo here të dalësh fitimtar mbi të gjitha këto operacione luftarake kundër dy superfuqive botërore, UDB-së, shërbimit grek, me të vërtetë vetëm vëllai i Skenderbeut, Enver Hoxha dhe askush tjetër nuk kishte patur guxim, kurajo e forcë çeliku që ti përballojë.

Për t’i perballuar me nder e, për të dalë çdo here fitimtar në këto përleshje u desh punë, punë natë e ditë, për t’a ndërtuar e mbrojtur Atdheun në unitetin e pathyeshem popull – Parti.

Me gjithë këto vështirësi e provokime ditën e natën nga armiqtë e kombit shqiptar, me mund djersë e sakrifica u arrit që me 24 prill 1951 të formohej Aviacioni Luftarak Shqiptar.

Në një vend të vogël siç ishte Shqipëria, i rrethuar me armiq të egër e më të egër nga të katër anët, duheshin investime të pakufishme, marramendëse për  forcat e armatosura të cilat ndikonin drejt për së drejti në mireqenien e popullit.

Mardheniet me Bashkimin Sovjetik e pastaj me Kinën më tepër ishin marrëdhënie djallëzore nga ana e sovjetikëve dhe kinezëve. Duhej një guxim e trimeri e rrallë dhe e pashoqe e Enver Hoxhes për të dalë nga Traktati i Varshaves në  vitin 1960. Ky akt i rrufeshëm dhe tepër i guximshem, pa pyetur fare për procedurat e daljës, mendoj se ishte vendimi i denimit me vdekje Traktatit të Varshavës që ndodhi pak më vonë.

Krahas investimeve në ushtri e për sigurimin e shtetit Enveri ynë, rëndesi i kushtoi zhvillimit të vendit,tharjës së kënetave, ndertimi i fabrikave dhe uzinave, zhvillimit të industrisë e kështu me radhë.

Në vitin 1957, në Tiranë u formua për herën e parë në historinë e shqiptarisë Universiteti shtetëror i Tiranës.

Të diplomuarit në këte universitet konkuronin dhe posedonin aftësi shkencore edhe më të  larta se studentët që diplomoheshin në universitetet europiane. Ssëot çdo diplomë universiteti madje edhe ajo e mjekësisë blihet me lekë.

Ne çdo fshat të Shqipërisë u hapën shkollat fillore, u hapen kurset kunder analfabetizmit, e për rrjedhojë u zhduk analfabetizmi fare.

Librat dhe fletoret për nxënësit ishin falas.Spitalet, edhe pse ishin të pakët në fillim, trajtonin pacientët në mënyrë të barabartë. Shërbimet në shëndetsi ishin falas. Me punë dhe vetëm me punë u arrit në çdo cep të Shqipërisë edhe në zonat më të thella, elektrifikimi i tërë vendit.

E gjithë kjo punë kolosale, ky mund e kjo djersë e popullit, për shkak te sabotimeve në mardhenjet ekonomike e tregtare me shtetet fqinjë dhe më larg, që të vetmin synim kishin ta gjunjëzonin Shqipërinë, ndonjëhere  ndodhte që edhe të mos arrinte objektivat e caktura. Nga sulmët e pandërprera dashtë e padashtë, për sigurimin e pavarësisë së vendit u desh të shpenzohen shuma marramendëse në ndertimin e bunkerëve si dhe si mburojë e pavarësisë të zgjedhët formën e vetizolimit.

Enver Hoxha për Kosovën, Kosova për Enver Hoxhën!

Nëse do të kishte ndodhur ndonjëhere që njeriu të ngelej me sy hapur kur të vdiste, sepse nuk kishte mundur të realizonte një  plan,synim apo dëshirë në jetën e tij,e nëse  në kombin tonë prej shtatë milion tash e 3000 vjet të shkuara do të ishte një njeri i tillë ai, padyshim, eshtë Enver Hoxha,i cili në momentët  e fundit të jetës së tij i tha shoqës së tij Nexhmie Hoxha se,po iki  nga kjo jetë pa mundur të realizoj një dëshirë që ishte domosdoshmëri historike, për ta parë Shqipërinë të bashkuar me të gjitha trojet shqiptare në një shtet të vetëm.

Me 2 shtator1949, Enver Hoxha i dërgoi letër përsonalisht Josif Stalinit, ku thuhej:“Ne mendojmë,se çlirimi i popujve të Jugosllavisë mundë të arrihet vetëm me luftë e me gjak.Tjetër rrugë s‘ka.Është e domosdoshme të pëmbyset e të asgjesohet klika e Titos.Lufta e Jugosllavisë duhet të zhvillohet e ashpër,deri në kryengritje të armatosur kundër fashistëve dhe shërbëtorëve të tyre të brendshëm me agjentin Tito në krye…Populli shqiptar në Kosovë duhet të luftojë nën flamurin shqiptar, kurse parimi i vetvendosjes duhet përcaktuar saktë dhe të jetë rrjedhojë e luftës së ashpër të shqiptarëve“.

Detyra e vënë nga shteti shqiptar, personalisht nga Enver Hoxha, për një ndërhyrje tjetër të mundshme në Kosovë në vitet 1980-1981 ku autor i këti plani kam qenë unë Veli Llakaj,dhe bashkëpunëtori tjetër, Maliq Sadushi, nën drejtimin direkt të Kryeministrit Shqiptar, Mehmet Shehu, është poashtu një fakt tjetër i preokupimit të Enver Hoxhës për ribashkimin e trojeve shqiptare.

Ky preokupim vazhdoi pa ndërprerje deri sa kushtet dhe rrethanat në terren ishin më të favorshme për një luftë të armatosur. Kështu, në konsultim me Ramiz Alinë në fund të viteve 1990 dhe fillim te viteve 1991 ,shkuan për tu stervitur në Shqipëri të rinjte nga Kosova ,nën drejtimin ,tani të heronjëve të pavdekshëm të  Atdheut,Adem Jasharit e Sali Çekut. Më pas shkuan edhe grupe te tjere, ndërsa kur filloi lufta frontale në Kosovë, prapë se prapë në llogore shkrepnin mbi armikun serb ato armë që i kishte vënë  në dispozicion me kohë, Enver Hoxha për një ditë të tillë.

Nuk ka ndonjë dëshmi që Fatos Nano, Sali Berisha, Bujar Bukoshi e Ibrahim Rugova të kenë blerë qoftë edhe vetëm një fishek për luftën çlirimtare. Tani kur po flasim për këte rast jemi në vitin 1998 kurë shpërtheu lufta, ku dy partitë kryesore në pushtet, në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, as që u merakosën për luftën e UÇK-së që zhvillohej në Kosovë, por besa edhe i penguan djemtë trima të UÇK-së duke thurur lloj lloj intrigash deri në eliminim fizik ,siç eliminuan Ali Ukajn,Remzi Hoxhën, Ilir Konjushevcin e Ahmet Krasniqin. Në këte luftë për jetë a vdekje, nuk munguan oficerët e karrieres nga Shqipëria që ishin edukuar dhe specializuar e stervitur në kohën dhe nga mësimet e Enver Hoxhës se,si duhej Atdheu dhe Shqipëria.Ishin nga jugu e nga veriu,por më kryesore ishin shqiptar e bij shqiptari që Atdheun e donin më shume se jetën e tyre. Këta vullnetarisht ,ndoshta edhe ilegalisht nga institucionet e shtetit Shqiptar, u gjendën në front ballë për ballë me armikun serb për ta çliruar gjysmën e Shqipërisë që ishte e okupuar nga Serbia.Për këta oficerë,dhe ushtarë që u gjendën në  mesin e luftëtarëve të UÇK-së çdo pëllëmbë e trojeve shqiptare thirrej Shqipëri.Ata jane dhe do të ngelin heronjë e gjallë në historinë më te re të Shqipërisë.

Këta djem janë nga ata që nenat u kishin kënduar duke i perkundur në djep :“ Rritu biro e lufto për Atdheun e coptuar e po që se eshtë nevoja fale edhe jetën sikur me lindë.Këta djem , gjithsejt 19-të me luftën e tyre heroike nderuan veten e tyre, nderuan varrin e Skënderbeut e të Enver Hoxhës, nderuan familjet e tyre,nderuan Atdheun tonë Shqipërinë natyrale dhe nderuan flamurin tonë me shqiponjën dykrenare!

Pra 19 oficer karriere dhe 154 vullnetare ushtarë të UÇK-së e ndër ta 32 kan fituar pavdeksinë ndër shekuj ,duke u treguar armiqëve serb dhe tërë botës se nuk do lejojmë më qe të ketë kufi që ndan zemrat e shqiptarëve.

Eshtë për të ardhur keq ku eshtë katandisur shqiptaria, pasi një numër goxha i madh nga këta ushtarake të shqiponjës as që figuron në listat e veteranëve të UÇK-së.

Mbasi gjysma e Shqipërisë , me ndihmën e fuqive të mëdha u pushtua ushtarakisht nga serbosllavia, çdo here dhe në çdo kohë Enver Hoxha i kishte caktuar vetës detyrë mbi detyrat mos të pushoje së vepruari me të gjitha mjetët dhe forcën që lejon etika revolucionare .

Kam qenë personalisht në shërbim, në armatën jugosllave.

Me 13 tetor në vitin 1976,në Koprivnicë të Kroacisë,në një orë mesimi të politikës për ushtarët,që mbahej nga oficeri i sigurimit serbi Vllastimir Matoviç, ai filloi të na spjegojë për mardhënjet që kishte Jugosllavia me shtetet fqinjë. Ai tha se deri në vitin 1968, kemi patur probleme serioze me Italinë ,në lidhje me Triesten.Me Austrinë,Hungarinë e Rumaninë kemi raporte të  mira fqinjësore. Me Bullgarinë,kemi mosmarveshje të vogla,ndërsa me Greqinë kemi raporte vëllazërore , dhe  me Shqipërinë, nga paslufta e deri me sot kemi raporte armiqsore.Na vritën ushtarët jo vetëm në kufi, por edhe në brendësinë e thellë të Jugosllavisë.Këto ditë na janë  vrare nga sigurimi i Enver Hoxhës katër ushtare në fshatin Hulaj të Deçanit. Në krye të shtetit shqiptar eshtë një njeri i egër mali ( divli čovek).

Më vonë kuptova se Enver Hoxha nga vitet 1950 kishte formuar Sektorin e Rëndësisë së Veçante për të ndihmuar dhe përkrahur vëllezërit e gjysmës së Shqipërisë së okupuar nga Jugosllavia, dhe në krye të këtij sektori ishin venë  e vepronin burra e djem nga krahinat e okupuara si Sali Shatri, Halit Kaçanolli, Shaban Braha e shumë të tjerë që sa here e kërkonte nevoja ishin pranë popullit të  shtypur ditën e natën.

Udheheqësit kryesore të organizatave si Rexhep Mala,Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka,Isa Zhel-Hasani,tani heronj të kombit,e,shumë e shumë të tjerë kishin kontakte direkt me Enverin ose, me shokë  të caktuar nga Enveri,pra kishin kontakte pune të pandërprera me sektorin e veçant.

Përmes valëve të Radio Tiranës e radio Kukësit jepeshin programe kombëtare nga lufterat që zhvilloi populli ynë ndër shekuj për jetë a vdekje,Televizioni Shqiptar dhe shfaqja e filmave dhe dramave si; Epoka para gjygjit,I teti në bronz,Ballë për ballë,Flaka e maleve ,Rruga e shkronjave,Toka e ndezur,Liri a vdekje,Nëntori i dytë e shumë e shumë tjerë,pastaj këngët rapsodike të kënduara nga Fatime Sokoli e Dervish Shaqa për Partinë dhe Enver Hoxhën, dhanë  rezultate të konsiderushme në emancipimin dhe edukimin revolucionar e kombëtar sidomos të rinisë së gjysmës së Shqipërisë të okupuar nga Jugosllavia.

E them me pergjegjesi të plotë se kanceri kryesor i hyri Jugosllavisë me 10 qershor 1978, kur në Prizrenin historik u kremtua 100 vjetori i Lidhjës Shqiptare të Prizerenit. Aty, studiues nga mbarë hapsirat shqiptare dhe diaspora , elaboruan qëllimet kryesore dhe të fundit që kishte patur Lidhja shqiptare e Prizerenit. Ku një  gjendje e tillë ishte shume aktuale për  kombin tonë të ndarë në dysh edhe në vitin 1978. Çdo celulë që organizohej kryente betimin para flamurit të kombit dhe fotografisë së Enver Hoxhës. Këtu më poshtë eshtë një fotografi e vitit 1979, në konviktin 3 të studentëve, dhoma 329 në Prishtinë, ku duket mbi flamur fotografia e Enver Hoxhës,pasi që kryen betimin dhe u formua një cekulë nga  student të kohës.

Ishte vjeshtë e vitit 1979 , në Kosovë vinte për vizitë gjakpirësi dhe krimineli me i madh i kombit tonë ,i të gjitha kohrave ,satrapi Tito,ndërsa rinia e Kosovës konsolidonte radhët duke bërë betimin para flamurit dhe fotografisë së Enver Hoxhës,për të luftuar e bashkuar trojet shqiptare.

Tani në Shqipëri, direkt të  Enver Hoxha ,i kishin dyertë të hapura kundershtarët e regjimit titist pavarësisht se as njeri nga këta nuk ishte komunist,si Demë Ali Pozhari, Hysen Trepeza,Nexhmedin Shurolli e patriote te tjerë që jetonin në mërgim. Dalë ngadalë erdhi 11 marsi i vitit 1981,  Prishtina dhe Kosova u lanë me gjak, por para tankeve e bajonetave serbe këndohej për Enver Hoxhën e thirrej Enver Hoxha.

Shtypi i ilegalës që redaktohej nga Kadri Zeka e Jusuf Gervalla, Lajmetari i Lirisë.Liria dhe Zëri i Kosovës në faqën e fundit porositnin;dëgjoni Radio Tiranën,zërin e së vërtetës, e në rrugën e Dibrës në Prishtinë në vitin 1982,çdo here nga ora 17:00 e deri në ora 17:30 lexohej në valet e radio Kukësit vepra Titistët.Për këte qëllim,një shok i organizatës ishte i caktuar të incizonte materialin në mënyre që kur të mblidheshin shokët nga ligjeratat ta ndëgjonin bashkarisht.

Në shtypin ilegal të kohës lexonim:

Rini e Kosovës

Rini e maliherit

Rini syshqiponjë

Rini e Enverit.

Fjalimet e Enver Hoxhes qoftë në Kongrese qoftë në manifestime,direkt ,degjoheshin me simpati te veçantë dhe perhapeshin menjëhere ,dua  ta kujtoj fjalën para zonër 210 të zgjedhësve të kryeqytetit; “Shqipëria nuk eshtë shtet nga tre milion por,eshtë komb prej gjashtë milion,“  Fjalët e Tij; zoti Miniç,Vidiç,Stamboliç mos e zemroni shqiptarin se,po u zemrua shqiptari në flakë do të    kallët e tërë Jugosllavia.Ndërsa dikush nga shokët e organizatës ,pas ngjarjeve historike te vitit 1981,lidhte në kokë një çarçaf të bardhë të krevatit dhe dukej taman si hoxhë duke hipur mbi tavanin e konviktit nr.3 të studentëve thërriste ezanin muhamet,

Aaaaallaaaahuuu Eeeenveeeer,senjaaaaallaaahuuuu Eeeenveeeer!!!

Gazetat që botoheshin në Tiranë si,Shqipëria e Re,e të gjitha të tjerat lexoheshin dore pas dore. Librat “sidomos Mërgata e qyqeve në dy pjesë lexohej dhe spjegohej mes shokëve të organizatës.Vepra e Enver Hoxhës“Titistët“ e bërë si një libër i vogël xhepi,eshtë lexuar anë e kend gjysmës së Shqipërisë se okupuar nga Jugosllavia.

Jehona e qëndreses heroike te djemëve dhe vajzave nga gjysma e Shqipërisë së okupuar nga Jugosllavia, nuk pushoi deri diten e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ushtri që e formoi Shaban Jashari me bijtë e tij Hamëz dhe Adem Jasharin në Prekazin liridashës të Drenicës së Shqipërisë.

Në vijat e frontit ushtarët liridashës e trima përshendetnin më grushtin lartë si një shembelltyre e grushtit të Enver Hoxhës,që simbolizon bashkimin dhe unitetin e popullit tonë në një front të përbashkët,e jo siç trumbetojnë „legenët e shqiptarisë“,se eshtë simbol i gjoja marksizëm leninizmit.