Greva e grave naftëtare, mjekja: Kanë probleme shëndetësore të theksuara
Transmetuar më 16-10-2020, 11:21

Gratë e naftëtarëve të Ballshit, të cilat janë futur dje në grevë urie në vend të bashkëshortëve të tyre, pasi këta të fundit dolën nga greva pas 18 ditësh për shkak se sipas mjekëve s’mund të përballonin më situatën pa ushqim dhe ujë.

Në mbështetje të grave të naftëtarëve, kanë shkuar sot në ambientet e Rafinerisë shumë naftëtarë që qëndrojnë në hyrje, ndërsa stafi i spitalit të Ballshit po u jep mjekim grevisteve.

Mjekja Eugerta Avdulaj ka thënë se ato kanë probleme të theksuara shëndetësore.

“Të gjitha kanë problem me ankthin, me hipertensionin, çrregullimin e ritmit që vijnë nga fakti që kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë ndenjur në një mjedis të vogël së bashku.

/NOA.al