Transmetuar më 16-10-2020, 12:02

Policia doganore e Barit në bashkëpunim me policinë kufitare dhe me punonjësit e Policisë financiare kanë kryer kontrolle të automjeteve dhe pasagjerëve që udhëtojnë nga Shqipëria në Itali.

Gjatë kontrollit janë ndaluar 2 autobusë me targa shqiptare.

Në autobusin e parë nuk është gjetur asnjë pasagjer, por shumë bagazhe të pajustifikuara për transport.

Në autobusin e dytë po udhëtonin 10 pasagjerë dhe po ashtu gjendej një numër i lartë thasësh e pakosh, por jo në pronësi të udhëtarëve.

Duket se ato ishin porosi nga Shqipëria për të afërmit e tyre, për shkak se nuk mund të kalojnë dot prej pandemisë.

Mbyllja e kufijve me Italinë i ka detyruar shqiptarët të dërgojnë pako dhe porosi për të afërmit e tyre emigrantë në Itali, duke përdorur autobusët e linjës Shqipëri-Itali.

E një fakt i tillë ka rënë në sy të autoriteteve italiane, të cilat pak orë më parë kanë ndaluar e inspektuar dy autobusë nga Shqipëria plot me bagazhe të pajustifikuara.

Dy autobuzët janë ndaluar në portin e Barit e në vend të pasagjerëve transportonin valixhe, pako dhe mallra të tjera.

Autoritetet italiane kanë ndaluar për 3 muaj qarkullimin e autobusëve si dhe një gjobë me vlerë 4130 euro për njërin prej të ndaluarve.

/NOA.al