Transmetuar më 16-10-2020, 15:13

Nisur nga shtimi i rasteve të reja me koronavirus, Ministrja e Shëndetësisë ka thënë se në Tiranë janë vendosur edhe 10 grupe të reja epidemiologësh në terren.

“Pas rritjes me 30% të kapaciteteve të ekipeve të epidemiologëve për gjurmimin, hetimin dhe testimin, rrisim edhe me 10 grupe të reja ekipet e terrenit në Tiranë, nisur nga shtimi i numrit të të infektuarve për përballimin e situatës gjatë vjeshtë-dimrit”, tha Ogerta Mnastirliu gjatë takimit me ekipin e epidemiologëve të Tiranës.

Duke theksuar se kapacitete e testimit janë rritur me 3 herë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se ndër prioritetet kryesore janë shkollat, mësuesit dhe nxënësit, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shtoi se mbështetja për stafet mjekësore në vijën e parë të përballjes me COVID19 për mjetet e mbrojtjes personale dhe për bonusin special, nuk do të mungojë deri ditën e fundit të epidemisë. /k.k/noa.al/