Transmetuar më 18-10-2020, 12:34

Ndodh që të jeni të lodhur por kur shkoni për të fjetur gjumi vonon. Nuk ka më keq në fakt.

Nuk do ta besoni, por mjafton të bëni një truk frymëmarrjeje që do t’ju ndihmojë të bini në gjumë brenda një minute.

Kështu do të lehtësoni stresin dhe relaksoni sistemin tuaj nervor.

Një mjek i diplomuar në Harvard, Andrew Weil, konfirmon se që të bësh gjumin më të mirë ndonjëherë është më e thjeshtë sa marrja dhe nxjerrja e frymës.

Metoda 4-7-8, e njohur gjithashtu si frymëmarrja relaksuese, bazohet në pranayama, një praktikë e lashtë indiane që do të thotë rregullim i frymëmarrjes.

“Vendosni majën e gjuhës pas dhëmbëve të sipërm në pjesën e përparme dhe mbajeni atë gjatë gjithë stërvitjes, dhe më pas nxirrni frymën përmes gojës rreth gjuhës.

Mbyllni gojën dhe thithni ngadalë përmes hundës ndërsa numëroni me mendje deri në katër, dhe më pas mbajeni frymën për shtatë sekonda.

Pastaj nxirrni frymën përmes gojës. Përsëritni edhe tri herë të tjera për gjithsej katër cikle”, shpjegon Weil. /k.k/noa.al/