Shitet për shumë marramendëse diamanti me karatin më të lartë në botë
Transmetuar më 18-10-2020, 15:35

Në një ankand të zhvilluar në Hong Kong është shitur për 15.7 milionë dollarë diamanti 102 karatësh i cilësuar si "perfekt".

Sipas lajmit të BBC, kompania Sotheby për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) organizoi një ankand në Honkong nëpërmjet internetit.

Në ankandin e zhvilluar diamanti 102 karatësh i përshkruar si "perfekt" gjeti blerës në vlerën prej 15.7 milionë dollarë.

Diamanti është prerë nga një diamant 271 karatësh i cili u zbulua në një minierë në vitin 2018 në Kanada.

Ekspertët thanë se diamanti është shitur me një çmim të lirë.