Modeli muskuloz që besonte se Covid nuk ekziston, vdes pas infektimit nga virusi (FOTO)
Transmetuar më 18-10-2020, 07:36

Një influencues i njohur në rrjet për mbajtjen e trupit në formë dhe stilin e shëndetshëm të jetesës, i cili pretendonte gjithashtu se Covid-19 nuk ekziston, ka vdekur në moshën 33 vjeçare pasi u infektua nga virusi gjatë një udhëtimi në Turqi.

Dmitriy Stuzhuk nga Ukraina kishte dalë nga spitali për t’u kuruar në shtëpi pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Por disa orë më vonë ai u ridërgua me urgjencë pas përkeqësimit të rëndë.

Për 1 milion ndjekësit në rrjetet sociale 33-vjeçari dukej gjithmonë në formë të shkëlqyer fizike, teksa promovonte aktivitetet sportive dhe jetesën e shëndetshme.

Por ish-gruaja dhe nëna e tre fëmijëve të tij children, Sofia Stuzhuk, njoftoi sot vdekjen e Dmitriy duke thënë se koronavirusi kishte i shkaktuar komplikacione në zemër dhe dështimin e saj.

Pas infektimit fillestar Dmitriy shkruante për fansat: “Dua të ndaj me ju mënyrën sesi u sëmura .. Unë isha nga ata që besonte se Covid nuk ekziston …derisa u sëmura dhe vetë”

Më tej ai u thoshte fansave: “COVID-19 nuk është një sëmundje e shkurtër! Dhe është e rëndë”.

Dmitriy tregonte se ishte zgjuar në Turqi me qafë të enjtur dhe vështirësi në frymëmarrje. Kur u kthye në Ukrainë u diagnostikua me Covid-19 dhe u shtrua në spital.

“Spitali ishte i mbushur me njerëz kështu që unë duhet të kurohesha në korridore”, shkruante ai më tej.

Pas tetë ditësh ai tregonte se u lejua të dilte nga spitali i tejmbushur i kryeqytetit Kiev. Por disa orë më vonë ai ishte risjellë aty në gjendje të rëndë teksa Sofia tha se ishte pa ndjenja.

Sofia – e cila është gjithashtu e njohur në rrjetet sociale me 5 milionë ndjekës – shkruante se ai po luftonte për jetën: “Dima (Dmitriy) ka probleme me sistemin kardio-vaskular … zemra e tij nuk po e përballon dot”.

Ajo tha se mjekët kishin arritur një herë të rivinin në punë zemrën e tij, por më pas njoftoi vdekjen.

Çifti kishin tre fëmijë David, Lola and Olivia. Më i vogli është nëntë muajsh.

Ata raportohet se ishin ndarë gjashtë muaj më parë prej “tradhtive, sherreve dhe stresit” por ishin bërë përsëri miqësorë së fundmi.