Transmetuar më 18-10-2020, 16:06

Shqipëria regjistroi 24 orët e fundit shifra të larta të infektuarish me Covid-19. Ndër 1276 persona të testuar, rezultuan 281 të prekur të rinj. Në këtë mënyrë shkon në 6533 numri i të infektuarve aktivë.

Sipas raportit të sapo publikuar, tre persona humbën jetën ditën e djeshme në dy spitalet Covid. Ata janë një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.

Vërehet shtim serioz i të shtruarve ku aktualisht në këto dy spitale gjenden 256 persona të shtruar. Prej këtyre, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Kapaciteti i dy spitaleve Covid është 325 shtretër.

Raporti i plotë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1276 testime, 70 të shëruar, 281 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1276 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 151 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 18 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Pogradec, 7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë, 5 raste në Kavajë, Kamëz, 4 raste në Berat 3 në Devoll 2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik, 1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (18 Tetor 2020) Raste të reja ditore 281 Të shëruar ne 24 orë 70 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 1,276

Testime totale 107,369 Raste pozitive 17,055 Raste të shëruara 10,071 Raste Aktive 6,533 Humbje jete 451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3281 Durrës 653 Shkodër 452 Fier 383 Korçë 397 Lezhë 338 Elbasan 279 Vlorë 233 Berat 191 Kukës 165 Dibër 84 Gjirokastër 77