Transmetuar më 18-10-2020, 21:51

Kohë më parë në rrjet kanë qarkulluar disa imazhe të nja vajze topless, ku thuhej se ishte modelja e njohur, Arta Nitaj.

Pas këtyre spekulimeve, kishte reaguar edhe modelja, duke pretenduar se në fotografi nuk gjendet ajo.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Shiko Kush Luan", Arta publikisht ka treguar për këto imazhe dhe disa biseda intime të publikuara.

“Nuk përkasin me mua aspak, as fjalët e as fotografia”.

Sidoqoftë kësaj, gjatë këtij viti bukuroshja brune ka qenë mjaft e shfaqur në faqet rozë, ndërsa komentohej për çdo lëvizje të saj.

Sa i përket ndonjë lidhjeje dashurie, Nitaj ka shtuar se nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak, por sipas saj, është në kërkim.