Transmetuar më 19-10-2020, 01:06

Eksperti i Shëndetit Publik dr. Alban Ylli, ka shpjeguar disa arsye pse maska është e nevojshme në mbrojtjen kundër Covid-19. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila ka shpërndarë një video të Alban Yllit, ku ky i fundit shpjegon se:

“Tre arsyet e kryesore lidhur me rekomandimet për përdorimin e maskave.

Në javët e para të pandemisë ka pasur një shqetësim nga OBSH lidhur me humbjen e mundshme të stokut të maskave të cilat në atë kohë ishte për të mbrojtur mjekët dhe infermierit.

Ka evoluar edhe njohuria që ne kemi lidhje me maskat. Gjithmonë e më tepër ne dimë mbi efikasitetin e tyre.

Të mos harrojmë që qasja kryesore për frenimin e pandemisë në pranverë ishte izolimi social, shtetrrethimi dhe maskat ishin mjet i dorës së dytë në atë kohë.

Për momentin duket se maskat janë duke u kthyer në mjetin kryesor të mbrojtjes nga infektimi me koronavirus.

Së pari për lehtësinë e përdorimit të tyre dhe së dyti për kostot e ulëta sociale.

Padyshim që nuk është mjeti i vetëm, por mbetet mjeti më i lirë dhe më i thjeshtë në përdorim”, përfundon Ylli në videon që shikoni më poshtë.

🗣#ZëriEkspertëve Një rubrikë për çdo të interesuar që do të dëgjojë e të mësojë përmes fakteve dhe evidencave shkencore👍🏼 dhe të mos humbë kohë në tollovinë e informacioneve të pabaza dhe fakteve të shtrembëruara👎🏼PYETJES: Përse ndryshoi mendimi për dobinë e maskave😷❓I PËRGJIGJET: dr. Alban Ylli, ekspert i shëndetit publik!

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Dimanche 18 octobre 2020