Transmetuar më 19-10-2020, 10:54

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët, për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, ka publikuar mesazhin e doktorit të njohur Prof. Tritan Kalo.

Kalo thotë se një nga mënyrat për pakësuar rrezikun e infeksionit është mbajtja e një maske ose e një mbulesë për hundën dhe gojën.

“Problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e depërtimit të virusit në organizmin tonë”, thotë doktor  Kalo në mesazhin e tij.

Më tej Kalo ndërsa thekson se është më lehtë të parandalojmë se sa të kurojmë, ndaj edhe këshillon që maska nuk duhet të mbulojmë mjekrën, por dy vrimat hyrëse të ajrit, siç është hunda dhe goja.

🗣#ZëriEkspertit PYETJES: Përse dhe si duhet të mbajmë maskën❓I PËRGJIGJET: Prof. Tritan Kalo, i cili na jep disa këshilla të vlefshme për rëndësinë dhe mënyrën e mbajtjes së barrierës mbrojtëse😷#KufizojmëPërhapjenEVirusit🤜Covid🤛

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Lundi 19 octobre 2020