Transmetuar më 19-10-2020, 12:50

Arrestohem në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë një sasi nafte në pikën e karburantit ku ai ishte i punësuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. A., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 18.10.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, në Maminas, duke drejtuar mjetin tip "Peugeot" ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/NOA.al