Transmetuar më 19-10-2020, 13:39

Lista e Kandidatëve që kanë aplikuar për Gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, pas Presidencës edhe Kuvendi ka publikuar kandidatët e saj.

Pas këtij publikimi ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur publikimin e listave të kandidatëve për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, nga Presidenca dhe Kuvendi.

“Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit”, shkroi Kim.

Kim shtoi se Këshilli i Lartë i Emërimeve ne Drejtesi deh u shpreh qartë duhet të veprojë shpejt pasi deri në fund të viti Gjykata Kushtetuese duhet të jetë konsoliduar.

Kush janë kandidatët?

“Pas rishpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 24.9.2020, të hapjes së procedurave të aplikimit për vendin vakant për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z.Fatos Lulo, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët:

Altin Binaj

Ardita Buna Alsula

Ilir Haznedari”, – thuhet në njoftimin e Kuvendit.

/NOA.al