Transmetuar më 19-10-2020, 14:00

President i vendit Ilir Meta gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se gjobat për mos mbajtjen e maskave janë një maskaradë dhe se shkelin të drejtat e qytetarëve.

Meta i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet menjëherë nga ky ndëshkim, ndërkohë që shtoi se OSHEE nuk mund të ndërpresë dritat për mosmbajtjen e maskave.

“Maskaradë sepse shkel në mënyrë flagrante të drejtat sepse i lë pa drita në mes të dimrit, e shndërron OSHEE nga një institucion që ka për detyre furnizimin, në një instrument policor që ekzekuton masat.

Gjobat për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë dhe shkel të drejtat e qytetarëve.

OSHEE nuk mund të ndërpresë dritat për mosmbajtjen e maskave. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë menjëherë.

Barrierat fizike duhet që ti respektojmë të gjithë për të mposhtur virusin dhe jo për ti shpëtuar gjobave të qeverisë në mënyrë arbitrare.

Jo ndëshkime të paligjshme të paqarta që ua lë në dorë tre ministrave. Qeveria duhet të nxjerrë rregulla që sensibilizojnë qeverinë.”-tha Meta.

/NOA.al