Transmetuar më 19-10-2020, 14:29

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta foli për forca antishqiptare, të cilat sipas tij po tentojnë ta hedhin Shqipërinë në humnerë.

Duke sjellë edhe njëherë në vëmendje marrëveshjen e 5 qershorit, kreu i shtetit u shpreh se do bëjë gjithçka që ajo të zbatohet.

“Presidenti do të bëjë çdo gjë të që të respektohet 5 qershori. Ata do të vendosin me kokëfortësinë e tyre ta cojnë Shqipërinë në referendum patjetër. Presidenti është me të gjithë popullin shqiptar” tha Meta.

Por a ka plane konkrete për ta parandaluar këtë situatë?

“Presidenti ka plane pafund për të garantuar që Shqipëria të mos bjerë në një humnerë ku po e shtyjnë prej kohësh forcat antishqiptare”, u shpreh Presidenti. /k.k/noa.al/