Transmetuar më 19-10-2020, 14:46

Tre persona, të dënuar për vepra të rënda penale, duhet të justifikojnë burimin e pasurive të tyre.

Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, u është kërkuar të plotësojnë formular Andre Nikollit, Besnik Lekgegajt dhe Besmir Luginës.

Andre Nikolli, banues në Rubik, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Besnik Lekgegaj, banues në Perlat, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Besmir Lugina, banues në Lezhë, i dënuar për “Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/