Transmetuar më 19-10-2020, 15:09

Menjëherë pas konferencës për shtyp të kreut të shtetit, ka reaguar Kryeministri Rama.

Duke e quajtur Metën komandant të LSI-së, Rama shkruan se vendi nuk është në luftë dhe se në kohë të tilla Forcat e Armatosura nuk janë në komandën e Presidentit.

Kryeministri thotë se Presidenti, sipas Kushtetutës, mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasitë apo sherrin dhe degradimin.

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin”, ka shkruar Rama në Tuiter. /k.k/noa.al/