Transmetuar më 19-10-2020, 16:47

Pandemia ka kushtëzuar shumë aktivitete kulturore, por edhe mënyrën se si mund të realizohen ato.

Kështu, grupi muzikor “The Flaming Lips” kanë performuar të futur brenda disa flluskave plastike.

Ishte kjo mënyra e gjetur nga banda e rrokut për fansat e tyre.

Ideja është e vokalistit të grupit nga Oklahoma, Wayne Coyne, e frymëzuar që në vitin 2019 dhe pjesë e një prej videoklipeve të tij.

Këngëtari skicoi veten në një flluskë hapësinore, ndërsa interpretonte para publikut. Pikërisht nga kjo skicë u frymëzua për të futur brenda flluskave të tejdukshme edhe fansat që ndoqën koncertin. /k.k/noa.al/