Shkoi për të pastruar garazhin, pitoni gjigant iu mbështoll rreth këmbës
Transmetuar më 19-10-2020, 17:07

Një grua në Australi për pak e pësoi rëndë pranë garazhit të saj në të cilin shkoi për të pastruar.

Ajo nuk e dinte se do të përballej me një piton gjigant.

Poshtë makinës ishte gjarpri i frikshëm i cili iu mbështoll gruas rreth këmbës.

Ajo nuk mund ta hiqte pitonin nga këmbë prandaj njoftoi shërbimin e urgjencës.

Kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e policëve të cilët shkruan menjëherë në vendngjarje.

Në pamje shihet momenti kur gruaja mban kokën e pitonit mënjanë, ndërkohë polici ishte duke ia hequr nga këmba. /k.k/noa.al/