Transmetuar më 19-10-2020, 18:47

Lisa Montgomery, e cila vrau një grua shtatzënë dhe i mori foshnjën do të ekzekutohet.

Sipas autoriteteve amerikane, në datën 8 dhjetor të këtij viti do t’i injektohet në trup një ilaç vdekjeprurës.

Në vitin 2004 ajo ishte dënuar për vrasjen e një gruaje shtatzënë në muajin e tetë, ku më pas I kishte prerë barkun dhe rrëmbyer foshnjën.

Montgomery nuk është personi i vetëm që pritet të ekzekutohet këtë vit.

Departamenti i Drejtësisë ka caktuar datat edhe për dy të tjerë. Gruaja e fundit që ishte ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Broën Head, më 18 dhjetor të vitit 1953, që sipas të dhënave të Byrosë së Burgjeve në SHBA’në, ishte dënuar për rrëmbim dhe vrasje. /k.k/noa.al/