Transmetuar më 19-10-2020, 19:34

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00 në fshatin Bërnicë në Prishtinë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe si pasojë janë plagosur 4 persona.

Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për trajtimin e rastit.

Njoftimi nga Policia

“Me datë 19.10.2020 rreth orës 17:00 në fshatin Bërnicë në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku mes 3 veturave, ku si pasojë tretman mjekësor kanë marr 4 persona. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë kompetente për trajtim të rastit”, ka thënë nga Policia.