U largua nga shtëpia e burrit/ 20-vjeçarja nga Kosova gjendet e varur në degën e lisit
Transmetuar më 19-10-2020, 20:11

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka tronditur banorët e një fshati në Kosovë.

Në fshatin Poliqkë të Kamenicës dje rreth orës 16:45 është gjetur e varur në degën e një lisi Arbesa Musliu e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Arbesa Musliu 20-vjeçare është larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e 20-vjeçares nga Kamenica, e cila u gjet e varur mbrëmë në fshatin Poliqkë të Kamenicës

Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori i kësaj prokurorie, Jetish Maloku, i cili tha se ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

“Mund ta konfirmoj si rast. Viktima dyshohet se është vetëvrarë. Janë duke u bërë hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjarët dhe më pas është dërguar në IML për obduksion. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti”, tha Maloku.