Transmetuar më 19-10-2020, 21:11

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni priste me padurim 20 tetorin për të luajtur kundër Barcelonës së Lionel Messit dhe bërë realitet një ëndërr të tij, por duket se koronavirusi i ka prishur planet sulmuesit të Kombëtares Shqiptare.

Kjo pasi Uzuni sipas supersport, ka rezultuar i prekur nga Covid-19 dhe nuk është stërvitur me klubin e Ferencvarosh që kur është kthyer nga Kombëtarja Shqiptare, pasi vijon të jetë në izolim, në pritje që testi të dalë negativ.

Pikërisht për këtë arsye, emri i sulmuesit beratas nuk është në listën e atyre futbollistëve që trajneri i Ferencvarosh ka grumbulluar për përballjen e nesërme në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, ndërsa Uzuni duhet të presë ndeshjen e kthimit për të luajtur një ndeshje kundër Lionel Messit.

Ndërkohë nuk konfirmohet nëse Uzuni është infektuar pas kthimit në Hungari, aspo më herët që gjatë grumbullimit me Shqipërinë, duke qenë se trajneri Edi Reja e la jashtë ndeshjeve të Ligës së Kombeve me arsyetimin se është i dëmtuar.