Transmetuar më 19-10-2020, 22:29

Ambasada Amerikane përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që shqiptarë që do të aplikojnë për Lotarinë këtë vit.

Ambasada e SHBA në Tiranë ju ka kujtuar aplikantëve se nuk duhet të përdorin të njëjtën foto si në aplikimet e mëparshme.

Sipas udhëzimit të bërë, fotoja duhet të jetë e 6 muajve të fundit.

“Mos ripërdorni foto kur aplikoni për Lotarinë Amerikane. Fotot tuaja duhet të jenë bërë në 6 muajt e fundit", – njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.

🇦🇱 | Mos ripërdorni foto kur aplikoni për Lotarinë Amerikane. Fotot tuaja duhet të jenë bërë në 6 muajt e fundit. Lexoni…

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Lundi 19 octobre 2020