Transmetuar më 20-10-2020, 08:50

Ndodh që rrugët e Tiranës të bllokohen shpesh në trafik.

Gazetarja Iva Tiço thotë se “fajin” për trafikun në Tiranë e kanë vetë qytetarët.

Ajo tha se qytetarët dalin me makinë edhe për të tërhequr lekët nga bankomati, që ndodhet disa metra më tutje.

“Trafikun në qytet e bëjnë njerëzit që ndalojnë ku të duan dhe dalin me makinë për çdo gjë”.

“Njerëz që dalin me makinë për të marrë lekë në bankomat dhe e ndërtojnë jetën pa lëvizur dy sekonda nga makina. Ne si njerëz duhet të kemi përgjegjësi tona si jetojmë në qytet”, tha gazetarja.

Ajo ishte e ftuar në emisionin PolitikON kur tha se Tirana lë shumë për të dëshiruar sa i përket kulturës, ndërsa zhvillimin urban e konsideroi normal.

Sipas Iva Tiços, edhe vila e saj në një qytet tjetër u shemb për tu bërë kullë pasi sipas saj u morën parasysh interesat financiare të familjes.

“Jetesa në qytete është me kulla dhe pallate të larta. Çdo natë shoh akoma në ëndërr oborrin dhe portokallin, nuk i kam më për interesat e mia. Të gjithë kemi ardhur qytet që të jetojmë në kulla. Do na gënjejë mendja të duam bahçet në mes të qytetit. Më vjen shumë keq për bahçet po…”, u shpreh Tiço.

/NOA.al